Arkiv - Elvis Pista

Kryeprokurori i ri Sfidohet nga Rasti ‘Pista’

Kështu ka deklaruar kryeprokurori i ri i Gjakovës, Ali Selimaj, në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Selimaj tha se vrasja e Elvis Pistës përkundër shumë veprimeve që janë ndërmarrë për të gjetur kryesit, rezultate nuk janë arritur ende.

Siç ka thënë kryeprokurori Selimaj, vrasja eElvis Pistës, në maj të vitit 2014, është kryer në mënyrë shumë profesionale pa lënë gjurmë.

“Rasti ‘Pista’ është rasti më i ndjeshëm që ka kjo prokurori. Për vet faktin se figura e të ndjerit Elvis Pista është një figurë komplekse, një figurë e personalitetit publik, e personit të botës së biznesit, të zyrtarit të ndërmarrjes publike. Vrasja e tij ka mbetur enigmatike”, ka thënë Selimaj.

Kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj ka thënë se ai nuk do të ndalet derisa të zbardhet vrasja e Elvis Pistës, dhe se do ishte i lumtur nëse do e përfundonte karrierën vetëm që ta zbardhte rastin “Pista”.

“Nuk do të pushojmë së punuari për zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës. Nuk mund ta krahasojmë veten me familjen, mirëpo preokupimi dhe ndërgjegja jonë konsideroj se është e barabartë me familjen e Elvis Pistës”, ka deklaruar kryeprokurori i ri i Gjakovës Ali Selimaj për “Drejtësia në Kosovë”.

Deklaratën e Kryeprokurorit Selimaj mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: