Kryeprokurori Aleksandër Lumezi në takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebe

Kryeprokurori Lumezi takoi ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Hubert Lebet

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet dhe Drejtorin e Zyrës Zvicerane për Koordinim dhe Zhvillim, Patrick Etienne, të cilët i ka njoftuar me funksionimin dhe punën e Prokurorit të Shtetit si dhe të arriturat e këtij institucioni në avancimin dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi ka potencuar se Prokurori i Shtetit mbetët i përkushtuar në luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, me theks të veçantë në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe veprave tjera të kundërligjshme.

Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i Zvicrës kanë diskutuar edhe për rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional në mes të institucioneve të drejtësisë kosovare me ato zvicerane, në veçanti me Institutin e Forenzikës së Zvicrës, në trajtimin e ekspertizave të ndryshme nga ana e këtij instituti.

Rëndësi të veçantë në këtë takim iu kushtua edhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ku Kryeprokurori i Shtetit ashtu edhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë e vlerësuan lartë bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa theksuan nevojën e thëllimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen ndërmjet Prokurorisë së Shtetit me atë të Zvicrës.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori Lebet, diskutuan edhe për mundësinë e vazhdimit të projektit të SAEK-ut në Kosovë.

Në anën tjetër, Ambasadori Lebet e ka vlerësuar punën të cilën është duke e bërë Prokurori i Shtetit, si dhe ka ofruar mbështetjen e tij dhe të shtetit zviceran, për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Në fund të takimit, Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, ka falënderuar Ambasadorin, Jean Hubert Lebet, dhe Drejtorin e Zyrës Zvicerane për Koordinim dhe Zhvillim, Patrick Etienne për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë sistemit prokurorial në Kosovë.