Kryeprokurori Kurmehaj viziton pesë stacionet policore të rajonit të Pejës

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka vizituar pesë stacione policore të Pejës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, që janë nën kompetencë të kësaj prokurorie, me ç’rast është takuar me komandantët dhe shefat e hetimeve.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për problemet aktuale të kriminaliteti në rajon të Pejës, por edhe dukurive kriminale që janë me karakteristike nëpër stacionet policore përkatëse.

Gjithashtu, u dakordua që me prioritet të trajtohen raste kur i dyshuari gjendet në ndalim policor, për proceduarat e sekuestrimit dhe rastet e recidivizmit, në ketë kontest u diskutua edhe për avancimin e bashkëpunimit në relacionin polici- prokurori.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e dytë që ju bëhet stacioneve policore të rajonit të Pejës, gjatë këtij mandati nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim  Kurmehaj.