Kryeparlamentari ngushëlloi për vdekjen e basketbollistit Gazmend Sinani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Sinani, pas ndarjes nga jeta të anëtarit të përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Gazmend Sinani.

“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e basketbollistit të përfaqësueses sonë, Gazmend Sinani. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv në Kosovë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Në një aksident rrugor që ka ndodhur në Gjakovë, ka humbur jetën reprezentuesi i Kosovës, Gazmend Sinani.

Në po të njëjtin aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala.

Ndryshe KALLXO.com raportoi se një person me inicialet A.M. i lindur më 1992, është arrestuar lidhur me aksidentin ku mbeti i vdekur Gazmend Sinani, basketbollist i Kombëtares së Kosovës dhe mbetën të lënduar katër persona tjerë. I njëjti me vendim të prokurorit është liruar.

“Drejtuesi i automjetit A.M. i lindur 1992, fillimisht është arrestuar me urdhër të prokurorit, ndërsa sot në ora 11:00 i njëjti është liruar po ashtu me vendim të prokurorit”, ka thënë  për KALLXO.com Lirije Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

 

https://kallxo.com/basketbollisti-gazmend-sinani-varroset-sot/

https://kallxo.com/vijne-reagimet-per-vdekjen-e-basketbollistit-27-vjecar-gazmend-sinani/

https://kallxo.com/basketbollisti-gazmend-sinani-vdes-ne-nje-aksident/

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-aksidentin-ku-vdiq-basketbollisti-27-vjecar-gazmend-sinani/