Kryeparlamentari: Në mesditë jepet rekomandimi pozitiv për liberalizim

Pas takimit në Bruksel, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se sot në mesditë jepet rekomandimi pozitiv për liberalizim.

“Lajm shumë i mirë për qytetarët e Kosovës, në 11:30 eurokomisioneri [Dimitris] Avramopoulos do të jap lajmin pozitiv, rekomandimi është pozitiv për liberalizimin e vizave”, tha Veseli në konferencë për media pas takimit.

Ai po ashtu njoftoi se në takim ka mbetur Presidenti Thaçi, i cili po vazhdon takimin me Presidentin serb Aleksandër Vuqiq.

“Presidenti mbeti në takim, ai është figurua unifikuese që na përfaqëson. Tjetrën herë na shihni bashkë me opozitën”, tha Veseli.

Presidentin Hashim Thaçi, kryeministi Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi, kanë takuar sot përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

https://kallxo.com/kryeministri-deklarohet-per-takimin-ne-bruksel/