Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com

Kryeministri tregon datat e votimit për liberalizim të vizave

Pas takimit të Bruksel, kryeministri, Ramush Haradinaj tha se rekomandimi pozitiv për liberalizim jepet sot, në parlamentin evropian votohet në fund të gushtit, ndërsa pas kësaj u vie rendi për votim ministrave të brendshëm të vendeve të BE-së.

“Komisioni sot e jep vlerësimin. Më pas parlamenti më 29-30 gusht, e më pas duhet të votojnë ministrat e rendit, që aty është pak ma vështirë, por jemi me shpresë që do t’ia dalim”, ka thënë Haradinaj në konferencën pas takimit.

“Jemi me shpresë që me sot po e përmbyllim temën e liberalizimit”.

Presidentin Hashim Thaçi, kryeministi Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi, kanë takuar sot përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

https://kallxo.com/kryeparlamentari-ne-mesdite-jepet-rekomandimi-pozitiv-per-liberalizim/