Ministrja, Albena Reshitaj - Foto: KALLXO.com

Kryeministri pranon dorëheqjen e ministres Reshitaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sapo e ka pranuar dorëheqjen e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Haradinaj ka thënë se në letrën e saj ministrja Reshitaj këtë vendim e ka arsyetuar me motive personale, të cilat tha se do t’i respektojë.

“E falënderoj ministren Reshitaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uroj çdo të mirë në rrafshin personal dhe profesional”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Para pak minutave Albena Reshitaj ka bërë publik lajmin për dorëheqjen e saj nga posti i ministres.

https://kallxo.com/ministrja-reshitaj-kam-ofruar-doreheqjen/