Kryeministri kërkon hetim për vdekjen e të riut nga shembja e hotelit 'Adriatik' në Mitrovicë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet lidhur me vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e hotelit Adriatiku në Mitrovicë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga institucioneve relevante që të hetojnë të gjitha rrethanat e këtij incidenti.

Postimi i plotë i kryeministrit Ramush Haradinaj:

I pikëlluar me lajmin për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Iu bëj thirrje institucioneve relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti dhe të çojnë para drejtësisë shkaktarët e tij.