Kryeministri i Kosovës kritikohet për takimin me “njeriun e fuqishëm” të veriut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është kritikuar për takimin me Milan Radojçiq- figurë e përfolur e komunave veriore të udhëhequra nga serbët.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është kritikuar përsëri për takimin me një figurë të diskutueshme dhe ndërmjetësues të pushtetit në komunat veriore të drejtuar nga serbët, Milan Radojçiq.

Kreu i partisë serbe të mbështetur nga Beogradi, Lista Srbska, Goran Rakic ​​dhe Milan  Radojçiq- i cili kohëve të fundit u zgjodh nënkryetar, u takuan me Haradinajn të enjten në zyrën e tij.

Në një deklaratë u zbuluan vetëm disa detaje, duke përmendur vetëm se “ata diskutuan gjendjen e përgjithshme në Kosovë me një theks të veçantë në aspektet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe social”.

Edhe pse  Radojçiq është nënkryetar i Listës Srpska ai mori fokusin kryesor të takimit.

Një deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Armend Zemaj, akuzoi Haradinajn për mbajtjen e një “pritje solemne” për Radojçiq , duke iu referuar atij si “të dyshuar për krimin e organizuar, grabitje, dhunë dhe nxitës i frikës së qytetarëve të veriut të Mitrovicës”.

Analisti politik, Imer Mushkolaj po ashtu dënoi këtë akt pasi u publikua fotografia që tregonte Haradinaj dhe Radojçiq.

“Bossi i veriut të vendit dhe i punëve të pista, Milan Radojçiq , mirëpritet në zyrën e kryeministrit.”, shkroi Mushkolaj në Facebook.

Emri i  Radojçiq u përmend nga politikani i ndjerë serb Oliver Ivanoviç, i cili u vra në janar, në intervistën e tij të fundit me BIRN-in, si figurë kyçe dhe mbajtëse e vërtetë e pushtetit në veri të Kosovës.

“Qendra e pushtetit nuk është në ndërtesën e bashkisë – sepse ndërtesa e komunës i takon kësaj qendre tjetër informale të pushtetit”, duke ju referuar Radojçiq.

Pas vrasjes së Ivanoviçit, një tjetër politikane e rëndësishëm serbe e Kosovës, Rada Trajkoviç, tha se  Radojçiq “kontrollon jetën” në Kosovën veriore të drejtuar nga serbët.

“Ai është duke e kontrolluar plotësisht jetën në veri, duke vendosur për të mirën dhe të keqen”, tha Trajkoviç për Radojçiq në TV N1 .

Haradinaj e ka takuar Radojçiq më parë, në korrik të viti 2017, e gazeta Express  kishte shkruar rreth kësaj duke publikuar foto të përbashkët të tyre.

Ajo (gazeta) pretendoi se ata kishin diskutuar nëse Lista Srpska do të mbështeste një qeveri të re të Kosovës që përfshinë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Haradinajt.

Koalicioni i Haradinajt fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017, por ai nuk qe në gjendje të formonte një qeveri deri në shtator të po atij viti.

 

ETIKETA

13 Korrik 2018 - 16:06

Die Morina BIRN Pristina 13/07/2018 - 16:06
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend