Aksioni ta pastrojme Kosoven

Kryeministri i bashkohet aksionit të rradhës “Ta pastrojmë Kosovën”

Organizata Let’s Do It Kosova do të vazhdojë me aksionin e rradhës për pastrim.

Këtë herë, do të pastrohen tetë deponi të mbeturinave të cilat gjenden në brezin rrugor Prishtinë – Gjakovë, përkatësisht në Llozicë, Glarevë dhe Dollc.

Aksioni pritet të fillojë në Llozicë, në orën 9.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në këtë aksion.