Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj uron Dua Lipën për triumfin në Grammy

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka  uruar këngëtaren me famë botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, për triumfin në garën e çmimeve prestigjioze për muzikë Grammy.

Përmes një postimi të postuar në llogarinë e tij në rrjetin social fejsbuk, kryeministri Haradinaj ka shkruar se Kosova është me fat që përfaqësohet nga një këngëtare si Lipa.

“Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook për triumfin e Dua Lipës.