Kryeministri Haradinaj shkarkon ministrin Todosijeviq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë sot vendim për shkarkimin e ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.

Haradinaj ka njoftuar se vendimin e ka marrë pas gjuhës së urrejtjes nga Teodosijeviq.

“Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

“Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ditë më parë, kryeministri ka shkarkuar edhe zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, pikërisht për shkak të qëndrimit të saj rreth bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Vesna Mikiq: Kjo është arsyeja e vërtetë pse më shkarkoi Haradinaj

www.kallxo.com

09 Prill 2019 - 13:14

Naser Sertolli 09/04/2019 - 13:14
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend