Kryeministri Haradinaj merr kërcënime në emër të ISIS-it

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar një kallëzim nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, kundër të pandehurit B.E. për shkak të kryerjes së veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës.

“I pandehur B.E.  gjatë fundit të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, është angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë, ashtu që më 10 janar 2019, duke shfrytëzuar rrjetet sociale ka publikuar foto kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, më mbishkrimin “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar, e në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS”, thuhet nw njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Sipas kallëzimit penal, e gjithë kjo ka ndodhur me qëllim të frikësimit serioz të popullatës apo që seriozisht të destabilizoj strukturat themelore politike e Kushtetuese të Republikës së

“Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër Terrorizmit në Prishtinë, ka bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit ku i është sekuestruar një “Iphone 6” pasi që i është gjetur një fotografi kërcënuese si dhe një thikë”, njofton Prokuroria Speciale.

Siç bën të ditur Prokuroria Speciale, i pandehuri B.E., është ndaluar më datë 11 janar 2019, si dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë.

KALLXO.com raportoi dje lidhur me aksionin e Njësisë Antiterror të Policisë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë në arrestimin e ete dyshuarit për kërcënimin e kryeministrit Ramush Haradinaj në emër të ISIS-it.

https://kallxo.com/operacioni-antiterror-ne-drenas-nje-i-arrestuar/

.