Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Kryeministri: Duhet liberalizimi, BE duhet ta kuptojë që Kosova duhet me kthy diçka në shpi

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për udhëtimin e krerëve të institucioneve të Kosovës në Bruksel duke thënë se temë kryesore do të jetë marrëveshja e MSA-së, liberalizimi i vizave dhe dialogu.

Ndërsa, sa i përket mos prezencës së opozitës Haradinaj tha se “ka mujt me ardh opozita mundet me ardh edhe herën tjetër, është situatë që duhet të veprojmë”.

“Nesër do ta kemi një prej tri vendimeve, është vendimi i Komisionit me hap procesin pozitiv që i kemi përmbush kriteret. Duhet të jemi të kujdesshëm e serioz. Ky proces s’ka kthim prapa pas vlerësimit. Institucionet e BE-së duhet ta kuptojnë që Kosova duhet me kthy diçka në shpi. Qytetarët e Kosovës e presin liberalizimin”, ka thënë ai.

Sa i përket paralajmërimit të Avdullah Hotit që janë duke përgatit strategji për rrëzimin e qeverisë Haradinaj tha se “nuk kam koment”.