ilustrim

Krushjanët rrihen në mes vehte

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Krushë e Madhë në Rahovec, pasi që ishin përleshur mes vete.

Sipas policisë ata kishin pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.