Fotografitë e Çasteve Kritike të Fundit të Jugosllavisë

Një njeri duke tundur një pistoletë në dorë nga dritarja e një makine Jugo ndërsa feston votimin e Kroacisë për pavarësi në vitin 1991; një grua e re boshnjake e ngelur pas disa telave me gjemba diku në frontin e luftës; refugjatë serbë që qajnë ndërsa largohen nga Kroacia mbi një traktor në vitin 1995 – këto janë disa prej imazheve të fuqishme në ekspozitën që do të hapet në Muzeun e Historisë Jugosllave në Beograd të martën.

Ekspozita, e cila do të rrijë hapur deri më 26 mars, përmban imazhe të realizuara kryesisht nga fotografë nga Ballkani në momente vendimtare në krizat nga viti 1991 deri në vitin 1999 në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.

Ekspozita quhet “Mësime nga ‘91”, sepse atë vit ishte” fillimi i fundit”, sipas kuratores së saj, Sandra Vitaljiç.

Vitaljiç, një artiste kroate, tha se ideja për ekspozitën i lindi ndërsa bënte hulumtime për doktoraturën e saj në lidhje me rolin që luajtën fotoreporterët gjatë konflikteve të viteve 1990 dhe se si imazhet e tyre u përdorën për të përhapur propagandë dhe që të formësonin opinionin publik për të mbështetur luftërat.

Edhe pse fotografët mund të mos kenë pasur synim të vepronin si propagandues, ata mund të bëni fotografi vetëm nga njëra anë dhe media e secilit vend i përdori fotografitë e tyre sipas axhendave të tyre politike.

“Është shumë e rëndësishme që një publik të shohë imazhet nga pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë të mbledhur në një vend, zona që ishin në luftë, që të shmangim kurthe etnike dhe të hapim një vend për një kulturë ndryshe kujtimi, një kulturë ekskluzive që nuk përfshin ndonjë kulturë entike, jo përjashtuese apo mono-etnike,” shpjegoi Vitaljiç.

Ajo tha se shpresonte që shoqëria “të ishte rritur” mjaftueshëm në vendet e ish-Jugosllavisë në mënyrë që njerëzit tani të pranojnë këndvështrime të ndryshme.

E njëjta ekspozitë më parë është shfaqur në Zagreb, Kroaci, dhe në Maribor, Slloveni, dhe ka tërhequr një numër të mirë vizitorësh.

Kjo na tregon se publiku dëshiron ta trajtojë përsëri temën e luftës. Ata duan të shohin fakte larg nivelit të politikës kombëtare, në një mënyrë krejt ndryshe,” tha Vitaljiç.

“Mësime nga ‘91” do të rrijë hapur nga 28 shkurti deri më 26 mars në Muzeun e Historisë Jugosllave, Boticeva 6, Beograd.

1
Bihaç, Bosnjë 1994. Foto: Sasa Kralj
2
Borovo Selo, Vukovar (Kroaci), 1992. Foto: Srdjan Sulejmanovic Suki
3
Zagreb 1991. Foto: Paul Lowe
4
Bosanska Gradiska, 1995. Foto: Srdjan Ilic
5
Prekopakra, 1993. Foto: Bozo Vukicevic
6
Zagreb, 1991. Foto: Romeo Ibrisevic
7
Pançevë, qershor 1999. Foto: Zoran Ivanovic Macak
8
Sljivovica, Serbi, 1995. Foto: Milos Cvetkovic
9
Dubrovnik, 1991. Foto: Pavo Urban