Ilustrim

Kroacia në finale të Kupës së Botës

Kroacia ka mposhtur Anglinë në rezultat 2 me 1 në lojën e gjysmëfinales së Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Rusi.

Për 90 minuta, dy ekipet ishin në rezultat të barabartë 1 me 1.

Ishte ekipi anglez që në minutën e pestë shënoi golin e parë ndërsa në minutën e 68 Kroacia barazoi rezultatin.

Pas 90 minutave lojë dhe vazhdime, 10 minuta para se të përfundonte ndeshja, lojëtari i Kroacisë, Mand Zukic i cii shënoi gol duke e dërguar në avantazh Kroacinë me rezultatin 2 me 1.

Të dielën Kroacia do të zhvillojë lojën në finale me Francën.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli uroi për fitoren e Kroacisë dhe bëri të ditur se do të marrë pjesë në finalen e Kupës Botërore.

“ Një fitore e bukur për Kroacinë,I urojmë miqve tanë fat në finale të botërorit, ku edhe jam i ftuar mysafirë. Jam i bindur se si Kosova ashtu edhe Shqipëria do të luajnë në Euro 2020. Duhet të investojmë më shumë në talentët tanë”, shkroi Pacolli.