Kritikohet Dërgimi i Nxënësve Kroatë në Meshën Katolike

Tradita kroate e nisjes së vitit të ri shkollor duke i dërguar nxënësit në meshën e një kishe katolike tërhoqi kritikat e mbështetësve të sekularizmit.

“Protagora” grupi që propagandon vlerat laike të hënën atë që u quajt praktikë mjaft e përhapur e shkollave kroate për të dërguar nxënësit në meshë, ditën  e parë të vitit të ri shkollor.

Në një letër të hapur drejtuar Ministrisë së Shkencës, Arsimit e Sportit dhe medieve kroate, grupi argumenton se një praktikë e tillë çon drejt segregacionit mes nxënësve që shkojnë dhe nuk shkojnë në meshë.

Gjithashtu grupi tregon se dërgimi i nxënësve në meshë mund të shkaktojë diskriminim kundër atyre që nuk shkojnë në kishë, duke i etiketuar ata si pakicë jokatolike.

Deklarata e “protagoras” u nxit nga njoftimi i javës së kaluar që Shkolla e Mesme e Mjekësisë në qytetin e Osjekut do të fillojë vitin e ri shkollor me shkuarjen në meshën e shenjtë katolike.

“Ky rast nuk është përjashtim”, bëri të ditur “Protagora”.

“Drejtori i shkollës po ndjek praktikën e përhapur mes institucioneve ars9imore në Kroaci”, thuhet në deklaratë.

Pas kritikave publike, shkolla ndryshoi njoftimin duke thënë se shkuarja në meshë nuk është e detyrueshme.

“Protagora” tha se aktivitetet e tilla fusin Kishën Katolike brenda shkollave dhe promovojnë ide që nuk praktikohen nga të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre.

Kisha Katolike ka ndikim të fuqishëm shoqëror dhe politik në Kroaci për faktin se shumica e dërrmuese e qytetarëve e konsiderojnë veten pjesëtarë të besimit katolik.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, 86.28 për qind e kroatëve janë katolikë, 4.44 për qind ortodoksë, 3.81 për qind ateistë dhe 1.47 për qind musliman

Sipas një marrëveshjeje mes Kroacisë dhe Vatikanit, Kishës Katolike i garantohet vend i veçantë në sistemin e shkollimit. Me këtë marrëveshje nxënësit mësojnë fenë katolike në shkollat fillore dhe të mesme.