Krijuesit shqiptarë pjesë e Antologjisë botërore të ShB ‘L Harmatan’

Trembëdhjetë krijues shqiptar nga mbarë hapësira shqipfolëse do të përfshihen në Antologjinë e poezisë botërore, e cila pritet të dalë në mars të 2018, në Paris të Francës.

Antologjia “Antologji e poezisë botërore” do të botohet nga shtëpia e njohur botuese parisiene “L Harmatan”, dhe në mars të viti 2019 do të ketë edhe promovimin e saj.

Reshat Sahitaj, kryetar i Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar ka thënë për Kallxo.com se përfshirja e krijuesve shqiptar në këtë antologjinë është bërë falë USHKSH dhe të qenit të tij pjesë e asociacioneve ndërkombëtare që mbledhin shoqata e krijuesve nga vende të ndryshme.

Por, nuk është vetëm antologjia e “L Harmatan” një mundës për krijuesit tanë që të prezantohen për publikun e huaj, pasi siç ka pohuar më tej Sahitaj, është po “L Harmatan” e cila do të editojë edhe disa botime me krijues shqiptare.

“Për viti 20189, kjo shtëpi botuese do të botojë edhe një përmbledhje me tregime shqiptare që do të titullohet “Tregime shqiptare të dashurisë”, ndërsa një botim me poezi kushtuar Skënderbeut nga krijues shqiptar dhe të huaj do të botohet po gjatë 2019”, ka pohuar ai.

Sipas tij, në kujdesin e USHKSH për 2019 janë planifikuar edhe dy tri botime me poezi, por Sahitaj ka kërkuar mbështetje të institucioneve kosovarë për përkthimin e krijuesve tanë në gjuhë të huaja, pasi siç ka pohuar ai, letërsia shqipe ka një nivel të kënaqshme dhe që nuk qëndron prapa atyre evropiane.

“Për fund si dhuratë për vitin e ri, më 23 dhjetor, për pak ditë del nga shtypi në përmbledhja me poezi të përkthyer në gjuhën frënge “Nën hijen e muzës” e poetin Lan Qyqalla e botuar nga SHB parisiene ‘L Harmatan’”, ka thënë Sahitaj.