Krijuesit shqiptarë në Antologjinë e Rrjetit Botëror Frankofon

Njëmbëdhjetë krijues shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, janë përfshirë në Antologjinë e Rrjetit Botëror Frankofon, “Poetes de L’ Aicl”, pjesë e  së cilës janë krijues nga rreth 50 vende të ndryshme.

Promovimi i kësaj antologjie është bërë muajin e  kaluar në Paris të Francës,  ndërsa është  hera e parë në historinë e letërsisë shqiptare ku në një antologji botërore të përfshihen një numër kaq i madh krijuesish shqiptarë.

Kryetari i Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar, Reshat Sahitaj, i cili mori pjesë në promovimin e antologjisë me ftesë të Rrjetit Frankofon, ka pohuar për Kallxo.com se përfshirja e krijuesve shqiptar në një antologji botërore është shenjë se letërsia shqiptare është duke ecur më hapa te barabartë më letërsinë botërore,

“Por fatkeqësisht gjerë më tani, pengesa kryesore ka qenë mungesa e përkthyesve tanë në gjuhë te huaja si dhe mungesa e kontakteve dhe relacioneve tona me shtepitë botuese dhe krijuesit e vendeve të huaja”, ka thnënë ai.

Sipas tij, duhet një vëmendje më e madhe e institucioneve për mbështetje të përkthimit të krijimtarisë së autorëve tanë në gjuhë të huaja.

Krijuesit që përfaqësojnë letërsinë shqiptare në këtë antologjinë “Poetes de L’ Aicl”  janë : Kalosh Celiku, Begzat Baliu,  Behare Rexhepi, Jahja Lluka,  Musa Jupolli,  Adem Xheladini, Asllan Qyqalla,  Xhelal Ademi, Çlirim Hoxha, Shaip Emërllahu dhe Sheqir Podvorica.