Burimi SHBK

Krijuesit kosovarë prezantohen në Panairin e Librit në Frankfurt

Shoqata e Botuesve të Kosovës në bashkërendim edhe me Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptarë në Frankfurt të Gjermanisë, nesër, 13 tetor 2018, në kuadër të Panarit të Librit të Frankfurtit, do të organizojë promovime dhe  prezantime të shkrimtarëve nga Kosova dhe diaspora.

Krijuesit Adem Gashi, Çun Lajçi, Marigonë Kelmendi, Halil Matoshi, Valentina Saraçini, Ismail Syla, Beqë Cufaj, por edhe ata të LSHSH së Frankfurtit do të ketë rast të prezantojnë krijimtarinë e tyre për pjesëmarrësit e panairit.

SHBK-ja e ndihmuar Ministria e Kulturës, për të 15-ën herë me radhë merr pjesë në Panairin e Librit në Frankfurt, me 30 shtëpi botues, botimet e të cilave janë ekspozuar në stendën e përbashkët nën logon e SHBK-së.

Panairi i Frankfuritt shihet si një mundësi e mirë nga botuesit kosovarë për vënien e kontakteve me shkrimtarët, por edhe botuesit nga vende të ndryshme të botës.

 

12 Tetor 2018 - 17:05

12/10/2018 - 17:05
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend