Krijuesi Kristë Matiqi hap ekspozitën në Vushtrri

Nesër, e premte më 12.10.2018 duke filluar nga ora 13:00, në Kalanë e Vushtrrisë, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, do të hapet ekspozita me punimet personale të autorit klinas Kristë Matiqi.

Ekspozita hapet në kuadër të festimeve me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Autorit Kristë Matiqi, do të paraqitet me punimet mjaft interesante që flasin për figurën dhe veprimtarinë e Skënderbeut, por edhe të figurave tjera kombëtare.

E veçanta e kësaj ekspozite është se të gjitha punimet janë nga materiali i drurit.