Kreu i Supremes tregon përvojën: “Ikni se erdhën këta t’BIRN-it”

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe INTERNEWS KOSOVA, ky po diskutohet për publikimin e raportit të monitorimit të gjykatave 2017, Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci tha se për 12 vjet monitorim gjyqtarët dhe prokurorët janë disiplinuar dhe se iniciativa e BIRN për monitorimin e gjykatave ka treguar efektet e saj si e suksesshme.

“… ka qenë projekt i suksesshëm se në gjykata nuk po frikësohen ma nga BIRN, se ma herët thoshin ikni se erdhën këta t’BIRN-it… na keni disiplinu”, tha Peci.

Ai më pas foli edhe për raportin e monitorimit për vitin 2017. Përmendi sfidat, por edhe punët që duhet të bëjnë gjyqtarët e prokurorët në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, si dhe premtoi bashkëpunim edhe në rekomandimet e dhëna në raport.

Ky raport fokus të veçantë do t’i ketë në rastet e korrupsionit, si veprat penale më me interes për shoqërinë të monitoruara gjatë vitit 2017, por gjithashtu do të trajtojë probleme të tjera të vëzhguara gjatë punës së monitoruesve në teren.

Për më shumë, raporti vë në dukje shkelje procedurale nga gjykatësit, prokurorët dhe palë tjera në procedurë gjyqësore, të hasura nga monitoruesit tanë gjatë monitorimit të gjykatave në nivel të Republikës së Kosovës.