Kreshnik Radoniqi emërohet gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit

Gjykata e Pejës ka njoftuar se kryetari i saj, Kreshnik Radoniqi, tani është emëruar gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

“Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z.Kreshnik Radoniqi, tani i emëruar gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit të Kosovës, sot, zyrtarisht i dorëzoj detyrën ushtruesit të detyrës së Kryetarit, gjyqtarit Sami Sharaxhiu”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se gjyqtari Sami Sharaxhiu do të ushtrojë detyrën e kryetarit të Gjykatës së Pejës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.