Foto: RTV 21

Krerët e Shtetit në Koshare për ‘Ditët e Shqipes’

Sot janë paraparë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Koshare në kuadër të “Ditëve të Shqipes”, manifestmit tradicional me të cilin kujtohet beteja që theu kufirin mes shqiptarëve.

Në Koshare në homazhe dhe manifestimin për këtë betejë e kanë paralajmëruar pjesëmarrjen Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Homazhet do të fillojnë prej orës dhjetë, ndërsa tubimi përkujtmor do të zhvillohet në mesditë.