Foto: Dhurata Hoxha/Facebook

Krerët e shtetit në darkë me Clinton e Albright

Krerët e institucioneve të shtetit të Kosovës, janë mbledhur në një darkë solemne me mysafirët nga Amerika, ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretaren e shtetit, Madeleine Albright.

Në këtë darkë të pranishëm janë: presidenti, Hashim Thaçi, ish-presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten, ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, ministrja e integrimeve evropiane, Dhurata Hoxha, ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e integrimeve evropiane, Dhurata Hoxha përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social, Facebook.

Hoxha ka thënë që në këtë darkë kanë ngritur gotat për aleatët e NATO-s dhe vendeve mike që ndihmuan të ndërpritet gjenocidi serb ndaj qytetarëve të Kosovës, për të fituar lirinë.

“Nderim i përjetshëm për të gjithë kontribuuesit e lirisë dhe pavarësisë të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Hoxha në Facebook.