Krerët e Shtetit Mobilizohen mbi Kushtin e Fundit për Liberalizimin e Vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit për tu diskutuar parandalimi dhe ndëshkimi i kushtit të fundit që po mban peng liberalizimin e vizave për vendin.

Në mbledhjen e këtij këshilli vlerësoi se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është 5 përqindëshi i mbetur për arritjen e udhëtimit të lirë.

” Konisedroj që për gjatë këtyre 10 viteve shtet kemi progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. 95% të kritereve janë kryer që nga votimi i Demarkacionit. Natyrisht lufta kundër korrupsionit është një betejë e vazhdueshme që e zhvillojnë të gjitha shtetet”

Ngjashë, Kryeministri, Ramush Haradinaj u shpreh i sigurtë se Kosova gjendet në prag të liberalizimit të vizave.

“Në reformat në rend dhe ligj e drejtësi pos legjislacionit, mund të ju them se sot institucionet e Kosovës kanë mbërri me kriju edhe nje proces që njihet takimi i komisionit të lartë për sundimin e ligjit.Në këtë proces kemi garancë se do të jemi në vazhdimësi të suskseshëm. Liberalizimi i vizave është cështje më urgjente të cilën qytetarët e kanë pritur gjatë por ditët që vijmë po presim për të marrë lajmin nga BE për liberalizim të vizave”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon kontribut edhe të pushteteve tjera përveq gjyqësorit.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të trajtohet çdo ditë. Edhe pushtetet tjera sikurse ai i legjislativit duhet të japin kontribut për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Duhet ta trajtojmë si një çështje që duhet me pas rregull të posatshëm. Për të treguar rezultate të mira në luftën kundër korruspipnit duhet të shtohet numri i prokurorëve”, tha Lumezi.

Në këtë Këshill edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri numëroi kontributet që kjo minstri ka dhënë lidhur me masat dhe politikat për trajtimin e krimit dhe korrupsionit.

Po ashtu, Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se pret nga BE që të vlerësojë punën e Kosovës në fushat që janë kushte për liberalizimin e vizave.