Ambasadori amerikan Philip Kossnet, Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti dhe Deputeti Visar Ymeri, Foto: Facebook

Krerët e PSD-së në takim me ambasadorin amerikan, dialogu temë diskutimi

Kryetari i Partisë SocialDemokrate, Shpend Ahmeti dhe deputeti Visar Ymeri janë takuar mbrëmjen e kaluar me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kossnet.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti ka treguar se me ambasadorin Kossnet kanë diskutuar për temat e fundit dhe zhvillimet kryesore rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mbrëmë me nënkryetarin Visar Ymeri u takuam me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Philip Kossnet. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PSD dhe për zhvillimet kryesore rreth Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me fokus në vizitën e fundit në Bruksel”, ka shkruar Ahmeti.