Feride Rushiti, Qendra Kosovare per Rehabilitmin e e të Mbijetuarve të Torturës

KRCT: Pritja e gjatë për njohjen e statusit, ankth te të mbjetuarit e dhunës seksuale në luftë

Pritja deri një vjeçare për shqyrtimin e aplikacioneve për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale në luftë po konsiderohet e tepërt nga shoqëria civile.

Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës tha se procesi i zgjatur po i dekurajon viktimat.

“Ne kur kemi avoku për njohjen ligjore kemi dashtë trupën me e bo të ndarë nga gjykata, do të thotë trup administrative, mënyra se si po shkon lënda duke u shqyrtuar po i ngjan si me qenë ndonjë gjykatë. Nuk është e lehtë për të mbijetuarin për të ndarë storjen. Kjo po e rritë ankthin dhe po shkakton debat negativ në familje”, tha Rushiti.

Ajo në debatin në emisionin “Jeta në Kosovë tha se duhet menduar se si të përshpejtohet ky proces.

Deklaratën e saj të plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: