Krasniqi-Thaçit: A të ka njoftuar Erdogani për depërtimin e shtetasve turq?

Mes akuzave dhe ofendimeve në Komisionin Parlamentar Hetimor për rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq, deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kërkuar që të situata të mos eskalojë.

Krasniqi ka vazhduar të pyet Thaçin se ka qenë në dijeni për depërtimin e shtetasve turq para se të bëhej.

“Kjo tendencë dinake e presidentit e kombinime me paaftësinë e kryesuesit me menagju këtë komision, e boni hajgare total këtë komision. Z. President a ju ka thirre presidenti Erdogan në telefon para se të bëhej depërtimi i  shtetasve turq. A e keni ditë që depërtimi ka mu bo nga vartësit tuaj”, u shpreh ai.

Ndërsa, presidenti ka vazhduar të anashkalojë pyetjet e anëtareve të komisioni me arsyetimin se a ka bazë ligjore eksperti ndërkombëtare.

KALLXO.com është duke raportuar live .