Kryetari i Partisë Ekologjike Arif Krasniqi | Foto: RTV 21

Krasniqi: Ndotja e Mjedisit Krim i Heshtur

Arif Krasniqi që u zgjodh kryetar i Partisë Ekologjike, ndotjen e mjedisit e cilësoi krim të heshtur.

Partia Ekologjike mbajti sot kuvendin zgjedhor.

Krasniqi në fjalën e tij pas zgjedhjes kryetar tha se ndotja e mjedisit është krim i heshtur, raporton rtv21.tv

Ai deklaroi se organizatat për mbrojtjen e mjedisit nuk mund ta mbrojnë atë pa mbështetje institucionale.