Kraniqi: Presidenti ka shkelur Kushtetutën, deputetët t'i drejtohen gjykatës

Albert Krasniqi nga KDI  ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën, pasi nuk ka emëruar anëtarët e KQZ-së, ku si rrjedhojë ka lënë këtë institucion jofunksional.

Në facebook Krasniqi ka shkruar se Presidenti, në mesin kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë, ka edhe: Garantimin e funksionimit kushtetuese të institucionave të përcaktaura me Kushtetutë dhe emërimin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“KQZ është institucion i pavarur kushtetues. Kryetares dhe të gjithë anëtarëve të tjerë, tashmë u ka përfunduar mandati. Presidenti ende nuk ka emëruar anëtarët e rinj. Duke qenë se asnjëri prej anëtarëve të KQZ-së nuk ka mandat, ky institucion nuk është funksional”, ka thënë ai.

“Kësisoj, duke mos ushtruar kompetencat e tij (të emërimit të Kryetarit të KQZ-së), Presidenti ka shkelur Kushtetutën pasi ka penguar funksionimin kushtetues të KQZ-së”.

Ai ka thënë se në këtë rast, do të duhej që të paktën tridhjetë deputetë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shkelje serioze të Kushtetutës nga ana e Presidentit.