Kramoviku i Rahovecit bëhet me impiant për trajtimin e ujërave të zeza

 

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka marrë pjesë në inaugurimin e ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza – moçalishte në Kramovik të Rahovecit.

Matoshi këtë projekt e ka vlerësuar si projekt me rendësi mjaft të madhe në mbrojtjen e lumit Drin dhe ruajtjen e biodiversitetit, florës dhe faunës.

“Deri me tani, si shtet trajtojmë vetëm 5% të ujërave të zeza, por kjo gjendje po ndryshon pasi që tani jemi ne proces të ndërtimit të impianteve në 7 qendrat kryesore të vendit, disa prej të cilave janë në fazën e ndërtimit, për disa tjera kemi kryet studimet e fizibilitetit dhe për disa jemi duke negociuar me qeveritë e shteteve mike për ndërtimin e tyre”, ka shkruar Matoshi në rrjetin social ‘Facebook’.

Tutje, ai ka shtuar se “falë bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët mes institucioneve të vendit dhe donatorëve ndërkombëtar Kosova po shënon hapa konkret në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vend”.