Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka - Foto: KALLXO.com

KQZ Vendos për Kandidatët për Kryetar Komune të Dënuar nga Gjykata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje ku do të diskutohet lidhur me kandidatët për kryetarë të komunave që janë të dënuar nga organet gjyqësore me vendim të formës së prerë.

Në takimin që fillon në ora 14:00 do të diskutohet mundësia për decertifikimin e kandidatëve të dënuar.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha për KALLXO.com se ende nuk është vendosur se si do të veprohet me kandidatët e tillë dhe se a do t’u mundësohet subjekteve politike që t’i zëvendësojnë kandidatët që eventualisht mund të decertifikohen sot.

Vendet i Quintit i kanë bërë thirrje KQZ-së që në pajtim me ligjin e Kosovës të diskualifikojë ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara.