Foto: KQZ

KQZ Shkatërroi Fletëvotimet e 11 Qershorit

Institucionet që do të duhej të formoheshin nga fletëvotimet e zgjedhjeve të 11 qershorit nuk janë formuar ende ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shkatërruar sot ato fletëvotime bashkë me materialet tjera “jo të ndjeshme” të këtyre zgjedhjeve.

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se pjesa tjetër e materialeve që është “objekt hetimi i Prokurorisë së Shtetit përjashtohet nga shkatërrimi, ndërsa do të ruhet edhe një pjesë e vogël e materialit i cili do të shërbejë për qëllime trajnimi për proceset e ardhshme zgjedhore”.

Ajo bashkë me kryeshefin e KQZ-së, Enis Halimin, e kanë vizituar Qendrën e Numërimit të Rezultateve në Fushë Kosovë për ta parë procesin e asgjësimit të këtyre materialeve.