Komisioni Qendror i Zgjedhjeve | Foto: KALLXO.com

KQZ Pa Konsensus rreth Kandidatëve të Dënuar nga Gjykata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur që ne mbledhjen e sotme të marrë një vendim lidhur me kandidatët  për kryetarë të komunave të dënuar nga gjykatat.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

“Sot nuk kemi arritur të marrim një vendim për arsye se nuk ka pasur konsensus në mes të anëtarëve të KQZ-së”, tha Daka.

Kryetarja e KQZ-së paralajmëroi një mbledhje për nesër, gjatë të cilës, sipas saj, do të vendoset përfundimisht rreth kësaj çështjeje.

Vendet i Quintit i kanë bërë thirrje KQZ-së që në pajtim me ligjin e Kosovës të diskualifikojë ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara.

http://kallxo.com/kqz-vendos-per-kandidatet-per-kryetar-komune-te-denuar-nga-gjykata/