Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, Foto: Facebook

KQZ nuk shqyrton referendumin e Qëndron Kastratit

Qendron Kastrati, kryetar i Kamenicës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, mbrëmë njoftoi se i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) organizimin e një referendumi konsultativ për, siç tha ai, reformimin e arsimit në këtë komunë.

Në mbledhjen e 17-të me radhë të KQZ-së të mbajtur sot, kërkesa e kryetarit Kastrati u tërheq nga rendi i ditës me arsyetimin se një kërkesë e tillë fillimisht duhet të dërgohet në zyrën ligjore për shqyrtim.

“Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të komunës së Kamenicës për organizimin e referendumit, mendoj që ish dashtë me kalu nëpër këshill për çështje ligjore fillimisht”, tha Florian Dushi, anëtar i KQZ-së.

KQZ – 24.04.2019

Me këtë propozim të Dushit u pajtuan edhe anëtarët e tjerë të KQZ-së.

Ndërsa, kryetarja Valdete Daka tha se KQZ nuk ka kompetenca për shqyrtimin e kërkesës të kryetarit Qëndron Kastrati.

“Ne s’kemi fare kompetenca të tilla”, tha ajo gjatë mbledhjes së KQZ-së.

Në vitin 2016, një fshat i Suharekës, Dubrava, kishte mbajtur një referendum për ndërtimin e një xhamie në fshat, por KQZ nuk kishte marrë pjesë në organizimin e tij.

https://kallxo.com/dubrava-vendos-referendum-per-xhamine/

https://kallxo.com/vetem-35-e-votuesve-dolen-ne-referendumin-e-xhamise/

Kosova nuk ka ligj të veçantë për organizmin e referendumeve.