Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - Foto: KALLXO.com

KQZ: Në Zgjedhjet e 22 Tetorit Votuan 44.1% e Votuesve

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se pas konfirmimit nga PZAP, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në vendvotime kanë votuar 811.650 votues të regjistruar e jashtë vendvotimeve 22.260 votues.

E përkthyer në përqindje, nga 1.890.952 votuesit e regjistruar në zgjedhjet për kryetarë komunash dhe për anëtarë të kuvendeve komunale kanë votuar 44,10% e votuesve.

KQZ bëri të ditur sot se numri i pranuar i fjetëvotimeve të vlefshme është 807.552, i atyre të pavlefshme 13.814, dhe i fletëvotimeve të zbrazëta 7.899.

Sipas statistikave të KQZ-së, numri i fletëvotimeve të përdorura është 829.467, i atyre të papërdorura 890.229 dhe i atyre të dëmtuara 1.441.