KQZ - Foto: KALLXO.com

KQZ-ja Certifikon dhe Decertifikon

Në një mbledhje të mbajtur sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi 63 kandidatë të subjekteve politike që do të zëvendësojnë ata që u larguan nga gara zgjedhore për shkak të dënimeve të prera nga gjykatat gjatë tre vjetëve të fundit.

14 nga kandidatët e certifikuar sot për zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë nga PDK-ja, 13 nga AAK-ja, 9 nga LDK-ja, 5 nga Lëvizja Vetëvendosje, 5 nga Lista Serbe, 4 nga Partia e Drejtësisë, 4 nga Nisma për Kosovën, 2 nga AKR-ja, 1 nga Lëvizja për Bashkim dhe katër nga subjekte tjera më të vogla.

KQZ-ja vendosi që edhe të martën që vjen të certifikojë zëvendësuesit e personave tjerë të larguar nga gara.

KQZ-ja gjithashtu decertifikoi pesë kandidatë të subjekteve të ndryshme politike, pasi këtë kandidatë kanë parashtruar në institucionin që organizon zgjedhjet kërkkesën për tërheqje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve katër ditë më parë decertifikoi 86 kandidatë për zgjedhjet lokale që u dënuan me vendim të plotfuqishëm të gjykatave gjatë tre vjetëve të fundit.

http://kallxo.com/decertifikohen-kandidatet-per-zgjedhjet-lokale-te-denuar-nga-gjykata/

KQZ-ja vendimin për decertifikim e mori pasi këtë e kërkuan shtetet e QUINT-it.

Neni 29, pika 1q e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme përjashton kandidatët që janë dënuar në tre vjetët e fundit para zgjedhjeve për të cilat konkurrojnë.