Mbledhja e KQZ-se

KQZ akreditoi mbi 400 vëzhgues për zgjedhjet në Veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka akredituar 464 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri të vendit.

“Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi vëzhguesit të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të zgjedhjeve do të jetë 464.

Këta vëzhgues përfaqësojnë 2 parti politike, 2 misione ndërkombëtare, 1 Komision Evropian, 2 misione diplomatike, 12 Ambasada, 1 OJQ ndërkombëtare, 4 OJQ vendore dhe 15 media.

Në këtë mbledhje, po ashtu u votua pro zëvendësimit të një asamblesiti në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Selim Rrustemi u emërua në vend të Qerim Selimit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.