Foto: Ilustrim

KPMM Paguan Shtrenjtë për Telefona

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) planifikon të shpenzojë deri në 800 euro për njëtelefon.

njoftimin për kontratë,ipublikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), thuhet se KPMM planifikon të blejë 3 telefona.

Për blerjen e këtyre telefonave KPMM-ja ka ndarë 2,400 euro.

“Përmes këtij aktiviteti të prokurimit KPMM synon furnizimin me 3 telefona për nevoja te stafit”, thuhet në njoftim.

KPMM-ja ka thënë se këta telefona do të jenë në shfrytëzim të dy anëtarëve të bordit dhe kryeinspektorit të KPMM-së.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime edhe për shumën e planifikuar për blerjen e një telefoni dhe për specifikat e tij.

Në KPMM kanë thënë se telefonat që u përshtaten kushtojnë rreth 800 euro.

“Bazuar në nevojat e KPMM-së për këta telefona kemi bërë një hulumtim paraprak të tregut ku ka rezultuar se telefonat sipas kërkesave të KPMM-së sillen rreth shumës së planifikuar”, thuhet në përgjigjen e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Tre muaj më parë, KPMM kishte nënshkruar kontratë për blerjen e dy iPad-ëve për të cilët cilët pagoi 1,865 euro.

http://kallxo.com/kpmm-blen-ipad-950-eurosh/