Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni dhe Ambasadori Britanik, Ruari O'Connell FOTO: KALLXO.com

KPK zotohet për meritokraci në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prishtinës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar për hapjen e konkursit për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ky proces i rekrutimit, sipas KPK-së do të zhvillohet në bashkëpunim me kompaninë britanike BDO.

“Unë po ju njoftoj se për dy vitet e ardhshme me ekspertët britanez dhe ambasadën do të punojmë në rekrutimin e prokurorëve të rinj dhe karrierës së tyre.Përzgjedhja e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore do të bëhet me meritokraci dhe bazuar në vlerat që do t’i tregojnë kadidatët e interesuar për këtë pozitë.”, tha kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell tha se prokurorët mund të bëhen heronjtë e Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që qytetarët të bësojnë që prokurorët që kanë një detyrë shumë të rëndësishme të zgjidhen me meritë duke mos pasur ndikim politik dhe ndikime nga jashtë. Prokurorët e Kosovës mund të bëhen heronjtë e Kosovës”, tha O’Connell.