Takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës – Foto: KPK

KPK miratoi rregulloren për komunikim me publikun

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 165-të me radhë ka miratuar rregulloren për shërbimet e komunikimit me publikun.

Si risi që do të sjellë kjo rregullore do të jetë raporti 24 orësh i Prokurorisë.

Me anë të nenit 14 të kësaj rregulloreje, Prokuroria do të lëshojë raporte 24 orëshe për zhvillimin e veprimtarisë prokuroriale.

Raporti do të përmbajë ndalimet e personave me urdhër të prokurorit kërkesat për paraburgim, bastisjet, ngritja e aktakuzave, etj.

Më anë të kësaj rregulloreje synohet rritja e transparencës së prokurorëve në raport me publikun.