Ilustrim: Poqi elektrik

KOSTT tregon pse një pjesë e Prishtinës mbeti pa rrymë

KOSTT-i ka bërë të ditur se si pasojë e një lidhjeje të shkurtër në fushën e largpërçuesit 35kV- Fushë Kosova, ka ardhur deri te rënia e transformatorit energjetik në nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, që për pasojë pati ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të kryeqytetit ditën e sotme.

“Si pasojë e kësaj, konsumatorët që furnizohen nga transformatori T2 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike për 1 orë e 32 minuta, ndërsa nga  transformatori T1 ana 10 kV kanë mbetur pa energji elektrike për 12 minuta dhe ana 35 kV kanë mbetur pa energji elektrike për 38 minuta. Transformatori T2 ana 110 kV është kyç në ora 13:05, ndërsa ana 35 kV është kyç në ora 13:08”, ka njoftuar KOSTT përmes një komunikate për medie.

KALLXO.com raportoi për ndërprerjen e energjisë elektrike në një pjesë të Prishtinës.

https://kallxo.com/mbi-100-mije-qytetare-ne-prishtine-pa-energji-elektrike-keds-fajeson-kostt-in/?fbclid=IwAR14v9o9BHkhku1_F-GcUFwTIaEbc3hO38xiTqDbXk0qEQxl_ODONdaHAtg

www.kallxo.com