U21-at para udhëtimit | Foto: FFK

Kosova U21 Niset për Gjermani

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Norvegjisë në stadiumin “Adem Jashari” me rezultatin 3:2, futbollistët e Përfaqësueses U21 të Kosovës janë nisur drejt Gjermanisë.

Ata do të takohen me bashkëmoshatarët gjermanë të martën në ndeshjen kualifikuese të radhës.

Lajmin e nisjes e bëri të ditur Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një njoftimi.

Kosova U21 e futbollit deri tash në kualifikimet për Euro 2019 ka grumbulluar gjashtë pikë nga tri ndeshje.

Kosova dy herë ka mposhtur Norvegjinë, ndërsa ka humbur nga Republika e Irlandës.