Kosova sot në ditë zie shtetërore

Për të nderuar figurën e ish-presidentit amerikan, George H.W Bush, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur ditën e mërkurë si ditë zie shtetërore.

Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se sot flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

George H. W.  Bush ka vdekur të premten në moshën 94 vjeçare.

Ai konsiderohet si mik i Kosovës, në vitin 1992 kishte qenë një ndër të parët, i cili kishte paralajmëruar Millosheviqin se nëse fillon konflikt të amratosur në Kosovë, Stetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura ta përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe Serbi.

Ai kishte qenë presidenti i 41-të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989-1993, pasi kishte shërbyer dy mandate si zëvendës president i Ronald Regan.

Në muajin prill ai ishte pranuar në spital për kujdes intensiv për shkak të një infeksioni të gjakut, vetëm një javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush, 73 vjeçare.