Kombëtarja e Kosovës - Foto: Atdhe MULLA

Kosova sot ndeshet me Ishujt Faroe

Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit Torshavn dhe fillon nga ora 18:00.

Për Ishujt Faroe  me rëndësi është fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, ndërsa për Kosovën ka rëndësi fitorja për ta forcuar pozitën e liderit në krye të tabelës si dhe për të qenë një hap më afër kualifikimit.

Kosova është lider e Ligës D në grupin 3 të Ligës së Kombeve./RTK