Kosova shënon edhe një gol për epërsinë 3 me 1

Kosova ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen me Maltën, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Për kombëtaren e Kosovës ka shënuar sërish Benjamin Kololli, i cili shënoi edhe golin e parë në këtë ndeshje.

Kololli realizoi në minutën ’81 pas asistimit nga Milot Rashica.