Foto: TV21

Kosova me Rreth 110 Fusha të Minuara

Ani pse kanë kaluar gati dy dekada nga lufta e fundit në Kosovë ende ka hapësira me mjete të rrezikshme të pashpërthyera.

Janë rreth 110 fusha të minuara të cilat po vënë në aksion çdo ditë kompaninë e deminimit për t’i larguar ato.

Pjesëtarët e FSK-së nga kompania e deminimit kanë deminuar një fushë të minuar të cilën e ka ndjekur nga afër një ekip i TV21.

Në parkun e pastruar në rajonin e Ferizajt, gjatë këtij viti, ekipet e deminimit kanë gjetur 255 mjete shpërthyese, por ai që u gjet këtë ditë, nuk i përket luftës së fundit.

Në nivel vendi, brenda këtij viti janë gjetur rreth 900 mina.

Ndiqeni reportazhin në linkun e mëposhtëm: