Hekurudha - Foto: Rtv21

Kosova pjesë e Strategjisë Hekurudhore në Ballkanin Perëndimor

Në mbledhjen e 78-të të Qeverisë së Kosovës është aprovuar kërkesa e ministrit të infrastrukturës për autorizim lidhur me aprovimin e Deklaratës së Përbashkët për Strategji të re Hekurudhore në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me ketë rast tha se ky është një hap tutje për rrjetëzimin me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e tjera të rajonit.

Sipas tij, kjo është  një përpjekje për një infrastrukturë më të mirë brenda Ballkanit Perëndimor.

Në këtë mbledhje është aprovuar poashtu nisma për miratimin e “Protokollit shtesë numër 6 për Marrëveshjen për ndryshimin dhe pranimin e Marrëveshjes se Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka aprovuar Propozim-vendimin për të kërkuar nga Presidenti i Kosovës për dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për projektin për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim.

Me këtë rast, ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ky projekt është 1,6 milionë euro në formë të kredisë shtetërore dhe projekti parashihet të implementohet brenda 5 viteve dhe norma vjetore është 0.6%.